Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

Data:

Shpërndaje:

Promovimi ndërkombëtar në mediat e huaja, por edhe efekti i rrjeteve sociale e kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit.

Kontratat me garanci kanë ardhur në rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen çdo vit, ku pas polakëve e çekëve tashmë, turistët spanjollë, portugezë, francezë apo izraelitë po rriten dukshëm.Suksesi i papritur duket se na gjeti të papërgatitur në disa drejtime, duke shtuar presionin për ndërhyrje të shpejta nëse duam që rritja të jetë e qëndrueshme.

Operatorët turistikë presin që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord të vizitorëve të huaj me rritje të turistëve të huaj mes 10-15%.Sfidë mbetet infrastruktura rrugore dhe aeroportuale për të përballuar këtë fluks, fuqia punëtore e kualifikuar në mungesë apo operimi i sektorit pa një lidhje të qartë me industritë mbështetëse për të maksimizuar përfitimin e ekonomisë.

Numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë po rritet dhe ky padyshim është një lajm i mirë, por paralelisht po shtohet presioni për t’i mbajtur ata. E kapur në një fluks në rritje nga viti në vit, Shqipëria duket se nuk po arrin të përballojë në disa raste kërkesat që sjell me vete një turizëm me rritje të shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...

Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues

ë një kohë kur tregu i energjisë po përballet me luhatje çmimesh dhe pasiguri, kompanitë po e kuptojnë...