Shfrytëzuan një 12-vjeçar për të vjedhur kasafortën e familjes së tij, arrestohen dy autorët! Vihet nën akuzë edhe i mituri

Data:

Shpërndaje:

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shtyrë një 12-vjeçar të grabiste 6 milionë lekë nga kasaforta e shtëpisë së familjes së tij.

Në pranga kanë rënë shtetasit A.S. dhe S.T., të dy të dyshuar për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtyrja e të miturve në krim”.

Ndërkohë, për të miturin me iniciale M.S., është vendosur masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi ndaj tij rëndon akuza për “Vjedhje me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja është denoncuar nga babai i të miturit më 27 dhjetor 2023 dhe është zbardhur pas 18 muajsh hetime.

Njoftimi: 

Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 milionë lekë kursime të familjes, me kërkesë të Prokurorisë Korçë arrestohen shtetasit A.S dhe S.T. për ‘Vjedhje’ me pasoja të rënda

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u arrestuan shtetasit A.S. dhe S.T., për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe ‘Shtyrja e të miturve në krim’ parashikuar nga nenet 134/3 dhe 129 e 25 i Kodit Penal. Ndërsa u caktua masa e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ për të miturin M.S. për veprën penale ‘Vjedhja’ me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe ‘Shtyrja e të miturve në krim’ parashikuar nga nenet 134/3 dhe 129 e 25 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1319, datë 27.12.2023, të nisur si pasojë e denoncimit të shtetasit A.S. pas konstatimit se në kasafortën e shtëpisë së tij mungonte një shumë 6.6 milionë lekë (të reja), prokuroria ngriti dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se paratë janë marrë nga fëmija i mitur i denoncuesit, i përdorur nga shtetasit e arrestuar për të vjedhur shumën e parave.

Hetimet 18 mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë provuan se i mituri u përdor nga dy të arrestuarit për të marrë kursimet e familjes dhe se u dha lekë këtyre shtetasve për një periudhë pesë mujore Korrik-Nëntor të vitit 2023.

Sipas prokurorisë ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se, shtetasit nën hetim S.T. dhe A.S., ky i fundit recidivist në këtë vepër penale, dhe i mituri në konflikt me ligjin M.S. kanë kryer veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K.Penal dhe “Shtytja e të miturve në krim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 129 e 25 i K.Penal.

Shtetasit A.S. dhe S.T. dhe i mituri në konflikt me ligjin M.S., kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasurinë e luajtshme të denoncuesit, fakt që rezultoi i provuar, por edhe i pranuar nga deklarimet e marra personave nën hetim, duke përdorur si ekzekutor shtetasin e mitur A.S. të moshës 12 vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...