Samiti Maqedonia 2025: Gjetja e zgjidhjeve për një vend ekonomikisht konkurrues që do të jetë pjesë e Evropës

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 12 maj – Ka filluar Samiti “Maqedonia 2025” në të cilin marrin pjesë mbi 500 mysafirë – ekspertë ekonomikë, drejtorë të “think- tank”, ish kryeministra dhe ato aktual, ministra nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe ekspertë nga komuniteti shkencor nga më shumë vende.

Në fokus është përshpejtimi i rritjes ekonomike, politikat digjitale dhe inovacionet për një ekonomi të gatshme për të ardhmen, harmonizimi i potencialit ekonomik me investime inteligjente, roli i diasporës në rritjen nacionale. Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu për decentralizimin e pushtetit – të ardhmen e parave, medias dhe lirisë digjitale, ridefinimin e strategjive, investimet e huaja direkte, si dhe edukimin e së ardhmes – duke formësuar liderë, mendimtarë dhe inovatorë.

Samiti është hapur nga Viktor Mizo, kryesues i Bordit të drejtorëve i cili paralajmëroi ribrendimin e Maqedonisë 2025.

“Ende ka shumë punë për t’u bërë që Maqedonia të përparojë”, ka thënë Mizo, duke theksuar bashkëpunimin e mirë me Qeverinë.

Në Panelin e parë, “Jashtë politikës: Vizioni ekonomik dhe udhëtimi i lidershipit të kryeministrit Hristijan Mickoski” do të flasë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të Samitit do të organizohen gjithashtu pesë takime liderësh, dy ngjarje rrjetëzimi dhe tetë trajnime dhe punëtori të veçanta për kompanitë, talentë të rinj dhe institucione qeveritare. Në këto ngjarje do të marrin pjesë folës nga Samiti dhe anëtarë të Bordit të drejtorëve Maqedonia2025. Aktivitetet që lidhen me Samitin do të përfundojnë më 15 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...