Saliu në takim me Bankën Botërore: Po ndërtojmë sistem gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara

Data:

Shpërndaje:

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, mori pjesë sot në një takim të rëndësishëm si anëtare e Grupit Ndërpartiak për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, me përfaqësues të Bankës Botërore dhe ekipin e projektit SIAP.

Në fjalën e saj, Saliu informoi të pranishmit për hapat konkretë që janë ndërmarrë deri tani në mbështetje të kësaj kategorie qytetarësh, duke theksuar vendosmërinë për të çuar përpara bashkëpunimin institucional dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishin vendosja e një sistemi të ri për vlerësimin dhe regjistrimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe përgatitja e Ligjit për Rehabilitim Profesional dhe Punësimin e tyre.

“Angazhimi ynë është i qartë dhe i pakushtëzuar: çdo person meriton mundësi të barabarta dhe përkrahje të dinjitetshme”, theksoi Saliu, duke shtuar se përkushtimi i institucioneve duhet të reflektohet në zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Koçovska: Sllaveski nuk më konsultoi për hyrjen e Alta Bankës në vend

As nuk e dinim se Alta Banka ishte në negociata për të hyrë në vend dhe as se...

Eksporti është rritur për 10,8 për qind, tejkaloi 6,6 miliardë euro për nëntë muaj

Eksporti i mallrave nga vendi në periudhën janar – shtator 2026 arriti 6,62 miliardë euro dhe shënon rritje...

Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”

Qytetarët që kanë skanuar faturat fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” gjatë periudhës korrik-shtator 2026, pritet të marrin së...

ALTA Banka nis tërheqjen e parave për klientët pa kartela pagese, nga 5 nëntori në Manastir

Banka Popullore njofton se nga e enjtja, 5 nëntor 2026, qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka...