Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë

Data:

Shpërndaje:

Çmimet e prodhimeve bazike të shportës familjare kanë shënuar ngritje. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin, thuajse e kanë të papërballueshme t’ia dalin deri në fund të muajit. 

Derisa po dilte nga dyqani, Betimi një qytetar nga Prishtina, tha për Radio Kosovën, se çmimet e produkteve ushqimore dhe të energjisë elektrike kanë shënuar ngritje, dhe thuajse është bërë e pamundur t’ia dalin me pagat aktuale:

“Kemi ngritje të çmimeve sidomos në produkte bazë, problemi është edhe në gjërat tjera, energjia elektrike është rritur, faturat po vijnë shumë të larta dhe me këto paga është bërë shumë problem t’ia delet muaji”, tha ai.

Selatin Kaçaniku, nga OJQ “Konsumatori”, i tha Radio Kosovës se çmimet nuk po arrijnë t’i kontrollojnë as në botë, e lëre më në Kosovë. Sipas tij, për këtë arsye, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është në prag të falimentimit.

“Që nga koha e pandemisë, kemi rritje alarmante të çmimeve, të cilat nuk po mund të kontrollohen as nga qeveritë dhe shtetet më të forta në botë, e lerë më tek ne. Te gjitha produktet që ne importojmë janë më të shtrenjta në Kosovë se në vendet e Bashkimit Evropian. Pata thënë në pandemi, se nga rritja e çmimeve do të falimentojnë konsumatorët e varfër, por tani them se falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e mesme”, theksoi Kaçaniku.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës Agim Shahini, theksoi se ngritjen e çmimeve po e dikton importi i lartë. Shahini konsideron se këtë vit ka ulje të çmimeve në vend, krahasuar me vitin e kaluar.

“Ngritja dhe ulja e çmimeve varet nga importi, sepse ne importojmë 6 miliardë euro dhe prodhuesit vendorë kanë pak ndikim në tentimin për të ulur çmimin në produktet e veta. Por, mund te them se çmimet këtë vit janë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Po provojmë, që prodhuesit vendorë të kenë më shumë ofertë, cilësi më të mirë, e po ashtu çmime më të lira. Ky vit po karakterizohet si vit zgjedhor, kështu që ekonomia dhe prodhimi do të jetë jashtë vëmendjes”, tha Shahini.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0,7 %  në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...