Rriten çmimet e karburanteve në vend

Data:

Shpërndaje:

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 shtrenjtohen me 3 denarë për litër, ndërsa dizeli me 6 denarë për litër.

KRRE ka vendosur të rrisë çmimin e Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), me 7 denarë, dhe tani do të kushtojë 93 denarë. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 3,205 denarë për kilogram, në 45,373 denarë. Çmimet u përcaktuan pasi Qeveria, në seancën e djeshme, vendosi të ulë akcizat me një denar për litër për benzinën dhe me dy denarë për naftën.

“Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 9.003% për benzinën ose 86.250 dollarë për ton, për naftën rritja është mesatarisht 14.963% ose 155.400 dollarë, për vajin ekstra të lehtë rritja është mesatarisht 13.200% ose 132.300 dollarë dhe për mazutin rritja është mesatarisht rreth 10.686% ose 51.000 dollarë për ton. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar, mesatarisht, është 53.8991 denarë/$ dhe është rreth 0.1001% më i ulët se kursi i këmbimit të dollarit (53.9531 denarë/$) me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, pra nga 13 korriku”, njoftuan nga KRRE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...