Rreth 30% e blerësve online raportojnë probleme

Data:

Shpërndaje:

Më shumë se një e treta (35,4 për qind) e blerësve onlajn në BE raportuan probleme gjatë blerjes përmes një faqeje interneti ose aplikacioni, sipas studimit të Eurostat për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Në Maqedoni, probleme me e-shopingun patën 29,41 për qind e blerësve.

Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64,0 për qind), Holandë (57,9 për qind) dhe Luksemburg (51,4 për qind)

Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5 për qind), Greqi (10,6 për qind) Letroni (13,3 për qind).

Dorëzimi i ngadaltë është problemi më i zakonshëm për blerësit onlajn.

Për dorëzim më të ngadaltë se sa pritej u ankuan një e pesta e të anketuarve (19,9 për qind). Problemi i dytë më i zakonshëm ishte që faqja e internetit nga e cila blinin ishte e vështirë për t’u përdorur ose funksiononte në mënyrë të pakënaqshme (11,5 për qind), ndërsa i treti ishte dorëzimi i mallrave ose shërbimeve të pasakta ose të dëmtuara (10,4 për qind).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...