Rënie e kostos së ndërtimit për objektet e reja për banim në Maqedoninë e Veriut

Data:

Shpërndaje:

Në Maqedoninë e Veriut është ulur kostoja e ndërtimit të objekteve të reja për banim, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2021 ka rritje, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e vitit paraprak indeksi i kostos në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual është 98.5, e kostos për materiale 99.6, ndërsa e kostos për punonjësit 96.4”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kosto e ndërtimit në krahasim me vitin 2021 ka shënuar rritje për 24.3 përqind, ashtu që kosto e materialit ka shënuar rritje për 15.1 përqind, ndërsa kosto e punëtorëve për 51 përqind.

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, kosto e punonjësve është ulur për 3.6 përqind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...