Qytetarët e RMV-së në vitin 2024 shpenzuan 709,4 milionë euro për blerje online

Data:

Shpërndaje:

Në vitin 2024, konsumatorët nga Maqedonia e Veriut kanë shpenzuar gjithsej 709,4 milionë euro në pikat e shitjes virtuale në vend dhe jashtë vendit, që është rritje prej 9,3 për qind në krahasim me vitin 2023. Në të njëjtën kohë, numri i totalit të transaksioneve online është 21.6 milionë, ose 11.4 përqind më shumë se në vitin 2023, Kështu ka bërë të ditur Shoqata për e-tregti, transmeton Portalb.mk.

Siç theksojnë ata, vlera mesatare e transaksioneve online të realizuara në vitin 2024 është pothuajse 33 euro, që është për 0,7 euro më pak se në vitin 2023.

Në të njëjtën kohë, 26,136 miliardë denarë ose 425 milionë euro janë për e-tregtarët e vendit, që paraqet 60 për qind të vlerës totale të transaksioneve online.

Pjesa e mbetur prej 40 për qind e vlerës totale të transaksioneve online është bërë jashtë vendit.

“Këtë vit presim që ky sektor mbështetës dhe kyç të avancojë me rritjen e blerjeve online dhe pritjeve të klientëve, si dhe pagesave”, tha Nina Anellovska, kryetare e Shoqatës për e-tregti.

Në vitin 2024, sipas të dhënave të Bankës Popullore, janë gjithsej 1.666 tregtarë me pika shitje virtuale, por pikat e shitjes elektronike aktive janë 1.312, pra 15 më shumë se vitin e kaluar.

Ndryshe, në vitin 2023 konsumatorët nga Maqedonia e Veriut shpenzuan gjithsej 649,3 milionë euro në pikat e shitjes virtuale në vend dhe jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...