“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%. Tarifa për qumështin nga Serbia

Data:

Shpërndaje:

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importitimportit.
Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta marrë tek fermerët me një çmim që nuk mbulon kostot e prodhimit. Protesta nga fermerët për rritjen e çmimit të qumështit apo subvencioni lekë për litër qumësht nuk dëgjohet as nga bizneset dhe as nga Ministria e Bujqësisë.
Që blegtoria të rimëkëmbët sipas profesorit Edmond Panariti nuk duhej ndjekur politika e gabuar fiskale qe po ndodh aktualisht.
“Duhet patjetër të hiqet taksa 20% të TVSH-sës, kur unë isha ministër bujqësie e rimbursonim TVSH-në ndërsa tani nuk rimbursohet TVSH-ja e prodhimit vendas, automatikisht ti e rëndon prodhimin final me 20% më shtrenjtë se prodhimi i huaj pra importi, i cili taksohet jo më shumë se 5%. Kjo duhet të ndryshojë dhe këto janë instrumente fiskal që i ka shteti”, tha Panariti.
Për të rritr vlerën e produktit vendas, Shqipëria duhet të sillet si Amerika, të bllokojë në doganë qumështit e fermerit serb
“Dhe e dyta me guxim edhe në frymën e asaj që po bën presidenti Trump barriera tregtare nuk mund të lejosh një qumësht që subencionohet rëndë në origjinë të shtypë ose të nxjerrë jashtë tregut qumështin shqiptar. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të cilën ne e kemi nënshkruar ka një kapitull të veçantë të lejon që të ulësh traun e importit për një produkt që subensionohet në vendin e tij ndërkohë që ti nuk e subvencionon prodhimin”, tha Panariti.
Fabrikat e qumështit preferojnë lëndën e parë ta siguron në nga importi për shkak të çmimit më të lirë dhe sasi. Bizneset nuk kanë durimin dhe interesin ekonomik të blejnë qumështin e fermerit vendas, është ministria e bujqësisë ajo që duhet të hartojë politikat blegtoriale që qumështi made in Albania të konkurrojë atë serb.
“Ne fabrikat të cilat i stimuluam me findet e BE që të bljenë qumësht shqiptarë, dhe jo të bljenë qumësht të huaj. Në fund të fundi është shteti që me mekanizmat e tij rregullator bën të mund që të ndryshojë kahu I furnizimit duke dekujaruar importin nëpërmjet taksa më të larta. Atë taksën 20% vendosja importit jo prodhuesit”, tha Panariti.
Qumështi blihet tepër lirë nga fermerët, ndërsa nënproduktet e tij kushtojnë shumë shtrenjtë për konsumatorin. Në market një kg ndjathë lope sot kushton nga 1000-1200 lekë ndërsa gjalpi kap vlerën e 1800 lekëve. Ky çmim është i kënaqshëm për biznesin, por jo për qytetarët. /tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...

Mbi 612 miliardë denarë të ardhura të deklaruara nga qytetarët për vitin 2025

Përfundoi tatimi vjetor i qytetarëve për vitin 2025, janë paraqitur mbi 612 miliardë denarë, ndërsa totali i llogaritur...