Qeveria: Nuk janë të sakta informacionet për furnizimin e pemëve dhe perimeve të publikuara në opinion

Data:

Shpërndaje:

Qeveria sot me një kumtese ka reaguar ndaj, siç theksohet,  informacioneve të pasakta për furnizimin e prokurimin e pemëve dhe perimeve. Dezinformatat e tilla, siç theksojnë, janë me qëllim që të krijohet një imazh i rremë dhe të manipolohet e vërteta, edhe pse burimi i dezinformata  të tilla është i njoftuar mirë me gjendjen faktike.

“Koha e “Jagmës” shtetërore siç ka qenë në kohën pushtetit të kaluar, ka përfunduar. Nuk është e saktë se furnizimin e bën Qeveria, por furnizimin e rregullt e zbaton  Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) dhe është i destinuar për funksionimin normal të restoranteve në pronësi të SHPPP-së. Ky furnizim po zbatohet prej shumë vitesh sipas të njëjtit parim, siç është rasti me çdo restorant në shtet, i cili duhet të ketë në dispozicion një shumëllojshmëri produktesh ushqimore, edhe pse disa prej tyre nuk përdoren gjithmonë”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Nga Qeveria theksojnë se produkte si mango, shpargu dhe ushqime të ngjashme specifike nuk janë furnizuar apo porositur asnjëherë nga firma fituese e furnizimit publik.

Treguesit ekonomikë, siç theksojnë, e konfirmojnë synimin e qeverisë që të punojë me përgjegjësi, në mënyrë transparente dhe pa shpenzime joproduktive. Theksojnë se janë rritur edhe çmimet e shërbimeve dhe ushqimeve në SHPPP, në mënyrë që të mos ketë të privilegjuar në përdorimin e të njëjtave shërbime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Qeveria: Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë, ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut në gusht të vitit 2026 ka arritur në 2.6%, ndërsa në të njëjtin...

DZZHTI: Rritet interesi për investim në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro,...