Qeveria dorëzoi në Kuvend propozim ndryshimin e ligjit për TVSH-në

Data:

Shpërndaje:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi në Kuvend propozim ndryshimin e ligjit për TVSH-në, që shfuqizojnë përjashtimin nga TVSH-ja për dërgesat e porositura nga jashtë me vlerë deri në 22 euro. Me këtë, të gjitha porositë online nga jashtë, pavarësisht nga vlera e tyre, do t’i nënshtrohen TVSH-së prej 18%. Përjashtimi nga TVSH-ja do të mbetet vetëm për dërgesat e vogla me vlerë jotregtare të dërguara nga një person fizik tek një person fizik, deri në shumën prej 22 euro, por jo për alkoolin, parfumet, duhanin dhe produktet e ngjashme. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu një përjashtim për sendet personale, që udhëtarët sjellin kur kthehen nga jashtë, si dhe për ilaçet për përdorim personal. Ligji do të shqyrtohet në Kuvend pas një procedure të rregullt, pas zgjedhjeve lokale të planifikuara për 19 tetor dhe 2 nëntor. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...