Pritet rritje me 20% të vizitorëve të huaj këtë vit. Francezët, turistët surprizë në verë

Data:

Shpërndaje:

Një sezon turistik me pritshmëri të larta sa i përket shifrave të vizitorëve në jug të vendit. Në bregdetin e Vlorës, fundi i marsit shënon rezervime më të larta se vitin e kaluar, ndërsa për kreun e operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedini, rritja këtë vit pritet të jetë 20% më shumë.

“Nga fundi i marsit e në vazhdim do ta konsideroja fillimin e sezonit. Ne e ndajmë në dy faza sezonin: sezoni kulturor dhe sezoni veror. Të dyja këto periudha janë të mira për këtë vit dhe mezi presim të mbarojë edhe projekti i aeroportit të Vlorës”, u shpreh ai.

Në kuadër të promovimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, Panairi i Berlinit ishte ekspozita më e fundit që Bedini e cilëson të suksesshme, bazuar në interesin e treguar nga operatorët e huaj për vizitueshmërinë në grupe.

“Ka pasur një interesim jashtëzakonisht të lartë nga shumë operatorë që bëjnë kërkesa për të sjellë grupe në Shqipëri. Franca do të jetë surprizë edhe këtë vit me grupet e tyre që po rezervojnë në të gjithë jugun e Shqipërisë. Pra, do të kemi një sezon të mirë edhe këtë vit”, tha ai.

Infrastruktura akomoduese ka nisur të bëhet gati, përfshirë edhe burimet njerëzore, të cilat edhe këtë vit po plotësohen me shtetas të huaj, ndërsa çmimet pritet të jenë të pandryshueshme nga një vit më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritet çmimi naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave...

Dimitrieska-Koçoska: Financat publike stabile! Të hyrat buxhetore u rritën me 8.6 për qind

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se financat publike janë stabile dhe se të hyrat buxhetore po realizohen...

Eko Fluid në Forumin e Biznesit: Ekonomia qarkulluese është e ardhmja

Kompania Eko Fluid, përmes drejtorit ekzekutiv, dr. Besnik Ademi, mori pjesë në punëtorinë e parë me temë “Inovacioni,...

Mickoski: Premtuam rritje të pensioneve për 5,000 denarë, i rritëm për 7,000 denarë! Tejkaluam premtimin

Rritja e pensioneve mbetet një nga masat kryesore sociale të Qeverisë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski pohon se ajo...