PJESËMARRJE E MINISTRIT MUCUNSKI NË TAKIMIN JOFORMAL NË FORMATIN GYMNICH NË VARSHAVË

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot në Varshavë, Poloni, do të marrë pjesë në një drekë pune joformale në të ashtuquajturin formati GYMNICH – një takim i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për anëtarësim.

Pjesëmarrja e Ministrit Mucunski, thonë nga Ministria, zhvillohet me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłav Sikorski, në kuadër të presidencës polake me Këshillin e BE-së.

“Diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale në politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, me theks të veçantë në ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride, thonë nga MPJdheTJ.

Si pjesë e qëndrimit të tij në Poloni, Ministri Mucunski do të vizitojë memorialin në Treblinkë dhe do të vendosë lule në memorialin e hebrenjve të dëbuar maqedonas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...