Për ministrinë e Ekonomisë inflacioni është nën kontroll, nga 1 maji formim i lirshëm i çmimeve

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria nuk planifikojnë të vendosin masa të reja siç është masa deri më datë 30 të këtij muaji me “Shportën e Pashkëve” ku çmimet dhe marzhet janë të ngrira për produktet ushqimore bazë. Sipas ministrit të ekonomisë, Besar Durmishi, inflacioni është i qetë, andaj nga 1 maji çmimet përsëri do të formohen lirshëm.

Por kjo është e saktë vetëm nëse shihet e dhëna nga muaji mars në krahasim me shkurtin e këtij viti. Por nëse shihen edhe informacionet tjera më relevante për shembull për inflacionin për tre muajt e parë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, inflacioni është rritur për 4.2%, ndërsa nëse krahasohet muaji mars i viti 2025 dhe marsi i vitit 2024, inflacioni është 2.7%.

Megjithatë Durmishi la mundësi se nëse përsëri rriten çmimet e produkteve bazë, të intervenohet me masa të reja.
Shtoi se edhe pse pjesa më e madhe e marketeve ishin kundër Shportës së Ramazanit dhe Shportës së Pashkëve dhe pohonin se do të kenë humbje, deri më tani askush nuk është ankuar në Ministri.

“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë informacion se ata kanë vështirësi në zbatimin e kësaj mase. Nuk kanë arritur zyrtarisht. Nuk e dimë në terren se cilat janë bisedat e tyre, por zyrtarisht asnjë informacion apo kërkesë e tillë nuk ka arritur tek ne”, deklaroi Durmishi.

Ndryshe, duke filluar nga dita e premte, më 18 prill, të gjithë shitësit me pakicë, pavarësisht nga madhësia e tyre, domethënë kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha, përveç atyre me deri në 10 të punësuar, do të duhet të publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqet e tyre çdo ditë më së voni deri në orën 10:00. Duhet të theksohet gjithashtu se cili produkt është në zbritje, sa është zbritja dhe cilat produkte janë në promocion. Nëse shitësit me pakicë nuk e respektojnë këtë, do të gjobiten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...