Për 8.4% është rritur paga mesatare, në qershor arriti në 45.468 denarë

Data:

Shpërndaje:

Gjatë muajit qershor është regjistruar rritje për 8.4% e rrogës mesatare, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përcjell TV21. Nga Enti i Statistikave thonë kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi për 14.7%, Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 12.7% dhe Minierat dhe guroret për 12.2%.

Në muajin qershor, rroga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut arriti 45,468 denarë, ndërsa ajo bruto 68,340 denarë. Sektori me rrogën më të lartë mesatare është sektori për informim dhe komunikim me 84,912 denarë, ndërsa sektori për veprimtari financiare dhe të sigurimit arrin 64,200 denarë. Rroga më e ulët mesatare u regjistrua te akomodimi dhe shërbimet ushqimore me 32,389 denarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...