Paysera Macedonia u bë institucioni i parë i licencuar për para elektronike në vend – FINTECH

Data:

Shpërndaje:

 

Një ngjarje e rëndësishme për sektorin financiar në vend. Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lëshuar licencën e saj të parë për emetim të parasë elektronike. Paysera Macedonia, dega e një prej institucioneve më të vjetra fintech në Evropë, zyrtarisht është bërë institucioni i parë për para elektronike (EMI) në vend.

E themeluar në vitin 2004 në Lituani, Paysera është zhvilluar në një nga kompanitë lider në fushën e teknologjisë financiare në Evropë, me mbi 1 milion klientë dhe me një aktiv mesatar prej 500 milionë eurosh. Zgjerimi në Maqedoninë e Veriut përbën një pikë tjetër të rëndësishme në strategjinë rajonale të rritjes së kompanisë, theksojnë nga Paysera.

Bashkim Zeqiri, themelues i Paysera Macedonia, e shpjegon rëndësinë e këtij arritjeje:

“Ky është një lajm i shkëlqyer për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ne ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh digjitale për pagesa dhe një integrim të përsosur me platformat globale.
Përdoruesit kryesorë do të jenë punonjësit e pavarur (freelancers), përdoruesit e Airbnb dhe kompanitë e import-eksportit, të cilët tani do të përfitojnë nga transferta më të shpejta dhe më të përballueshme të parave drejt dhe nga vendet e BE-së dhe tregjet e tjera ku operon Paysera.”

Zeqiri gjithashtu shpreh mirënjohjen e tij ndaj Bankës Popullore:

“Jemi shumë të lumtur që punuam me një ekip kaq profesional dhe mbështetës në Bankën Popullore, i cili na udhëhoqi gjatë gjithë procesit të licencimit.”

Integrimi teknik i shërbimeve është në zhvillim, dhe lansimi i plotë pritet deri në fund të vitit 2025.
Pasi të jetë plotësisht operativ, Paysera Macedonia do të ofrojë zgjidhje financiare inovative, të sigurta dhe ekonomike, të përshtatura për nevojat në zhvillim të individëve dhe bizneseve në Maqedoninë e Veriut.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...