Pagat/ Sindikata e SPOGJ thotë se nuk do të qëndrojnë duarkryq

Data:

Shpërndaje:

Shumë punonjës të institucioneve shtetërore vazhdojnë të mbeten pa pagën e muajit mars ndërsa të tjerët që e morën janë të revoltuar për heqjen e shtesave në rrogë. Nga Sindikata e SPOGJ-it thanë për Alsat se nuk do qëndrojnë duar kryq por do të kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë me Ligj dhe për të cilat është pajtuar edhe Qeveria që tashmë është në pushtet.

“Kur erdhën në pushtet filloi të paguhet shtesa në rrogë dhe tani përnjëherë, pa asnjë arsyetim ajo shtesë nuk paguhet. Posaçërisht duke marrë parasysh se pas zjarrit në Koçan prokuroritë punojnë, nëse më lejoni të them “turbo”. Gjithashtu edhe nga institucioni për Krim të Organizuar dhe prokuroritë e tjera me gjithë këtë punë dhe angazhim, kujdestari dhe punë jashtë orarit të punës, mos të keni shtesë në rrogë për mua është e pakuptueshme”, deklaroi Tërpe Deanovski, kryetar i SPOGJ.

Punonjësit e Kulturës morën pagat por shprehen të revoltuar për mos zbatim të Marrëveshjes së përgjithshme Kolektive. Nga Sindikata e Teatrit Shqiptar thanë se këtë vendim do ta ankimojnë fillimisht në Bordet drejtuese të çdo institucioni kulturor për të vazhduar më pas metodat e tjera ligjore deri në zgjidhjen e përhershme të këtij problemi.

“Do të ndërmarrim hapa, fillimisht kemi vendosur që këtë do ta ankimojmë në Këshillin drejtues ose Bordin drejtues të çdo institucioni sepse punëdhënës është institucioni dhe ne do të drejtohemi fillimisht aty. Ata mund ankimimin tonë ta pranojnë ose ta rrëzojnë. Ministria gjithashtu do të marrë një vendim se çfarë do të bëj bordi drejtues dhe nëse ata e rrëzojnë ne atëherë do të shkojmë me padi gjyqësore, do të padisim institucionin, jo drejtorët, mos të ketë ndonjë keqkuptim se nuk është kjo punë personale të padisim drejtorët”, tha Hamdi Rashiti, Sindikata e Teatrit Shqiptar.

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me pagat, kreu i LSM-së Sllobodan Trendafillov u bëri thirrje të gjitha sindikatave dhe punonjësve që më 1 Maj të mblidhen në protestë për ta shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar paga më të larta. Sipas LSM, pa paga mbetën punonjësit e Kulturës, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Tregut, disa pjesë të Prokurorisë dhe Shërbimi i ujësjellësit. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250...

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...