Padi penale për Bislimovskin, e mbrojti një kompani nafte pa i plotësuar kushtet

Data:

Shpërndaje:

Kundër kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, është paraqitur kallëzim penal në Prokurori për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Kallëzimi penal është dorëzuar nga Policia Financiare. Sipas kallëzimit, Bislimoski, ndonëse kishte detyrim ligjor, nuk ka nisur procedurë për heqjen e licencës për ushtrimin e veprimtarisë energjetike – tregti me shumicë të naftës së papërpunuar, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe karburanteve për transport – ndaj personit juridik “Triterol Petrol” nga Shkupi, edhe pse kompania nuk i përmbushte kushtet e përcaktuara me ligj.

Në kallëzim thuhet se, në vend që të merrte vendim për heqjen e licencës, Bislimoski ka marrë një vendim të paligjshëm për ndërprerjen e procedurës, me ç’rast licenca nuk është hequr më 15 janar 2024, por vetëm më 14 prill 2025.

Në këtë mënyrë, siç thuhet, ai i ka mundësuar personit juridik të vazhdojë në mënyrë të kundërligjshme ushtrimin e veprimtarisë energjetike për një periudhë prej 15 muajsh pas skadimit të kushteve ligjore, si dhe të marrë pjesë dhe të lidhë kontrata në procedura të prokurimit publik. Me këtë veprim, sipas Policisë Financiare, Bislimoski ka shkelur rregulloret që kishte detyrim t’i zbatonte dhe i ka mundësuar kompanisë “Triterol Petrol” të realizojë një qarkullim të përgjithshëm në vlerë prej 194 milionë denarësh, si dhe të përfitojë përfitim pasuror të kundërligjshëm në vlerë prej 14 milionë denarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...