OEMVP mirëpret Kryetarin e Odës Ekonomike Brazilo-Maqedonase: Hapet perspektiva për bashkëpunim Maqedoni e Veriut-Brazil

Data:

Shpërndaje:

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në vazhdën e angazhimeve të saja për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e potencialeve ekonomike të vendit, zhvilloi takim  me z. Luis Fernando del Valle – Kryetar i Odës Ekonomike Brazilo-Maqedonase (BRA-MAK) dhe kandidat për Konsull nderi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sao Paulo, Brazil.

Delegacioni i OEMVP-së, i përbërë nga Kryetari z. Qyra, Drejtori ekzekutiv z. Zeqiri, Nënkryetari z. Asani dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, z. Mustafa dhe znj. Aliu, mirëpriti z. del Valle në ambientet e Odës, ku u zhvilluan diskutime substanciale mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Brazilit

Të dyja palët ndanë qëndrimin se ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar në krijimin e partneriteteve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe arsimin, inovacionin dhe eksportin e produkteve me vlerë të shtuar.

Në takim u theksua rëndësia strategjike e forcimit të lidhjeve ekonomike përmes krijimit të urave të reja të komunikimit ndërmjet sektorëve privatë të të dy vendeve. Gjithashtu, pikë e diskutimit ishte edhe potenciali i madh që ofron rajoni për zhvillimin e turizmit, si një ndër sektorët me ndikim të shumëfishtë ekonomik veçanërisht në funksion të krijimit të itinerareve rajonale që do të mund të promovonin Maqedoninë e Veriut si një destinacion tërheqës për turistët nga Brazili.

OEMVP dhe BRA-MAK shprehën gatishmëri për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe për të avancuar dialogun ekonomik ndërkombëtar në interes të zhvillimit të ndërsjellë.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...