Oda e tregtarëve e pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, kërkojnë takim me kryeministrin

Data:

Shpërndaje:

Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë kryesisht me produkte ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan sot përmes një kumtese shpreh shqetësim serioz për vendimet e djeshme të Qeverisë, të cilat ishin kumtuar nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi që t’i shqyrtojnë pasojat nga këto vendime dhe t’i marrin parasysh propozimet e argumentuara të kompanive nga veprimtaria tregtare.

Sipas këtyre vendimeve, siç bëjnë të ditur, parashihet kufizim i marzhave të produkteve ushqimore bazë, me çka pritet që çmimet e këtyre produkteve do të ulen në mesatare për 10 për qind, përveç se për qumështin, bukën, miellin e llojit 400 dhe 500, vezët, vajin për ushqim, jogurtin dhe kosin, për të cilët parashihet të mbeten në nivelin e njëjtë, gjegjësisht të mos rriten.

“Megjithatë, vërejmë se në deklaratën e tij zëvendësministri e mohon vetë këtë. Nga njëra anë thuhet se produktet bazë shënohen me marzh 20-25 për qind, çka është arsyeja e kufizimit të marzhës në 5 për qind, por nga ana tjetër pretendohet se nuk do të ketë ulje të ndjeshme të çmimeve. Është logjike që çmimet të ulen me 15-20 për qind nëse marzha ulet në këtë mënyrë. Gjithashtu, këto vendime nuk mbrojnë qytetarët e prekur social, por konsumatorët me të ardhura më të larta do të kenë përfitimin më të madh financiar. Për shembull, në grupin e produkteve të mishit do të duhet të ulen edhe çmimet e produkteve luksoze, që do të thotë se nuk merren parasysh prioritetet e qytetarëve me të ardhura më të ulëta”, thuhet në kumtesë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...