Nuk do të befasohesha nëse rritja në tremujorin e parë të këtij viti është mes 4 dhe 4,5 për qind

Data:

Shpërndaje:

Treguesit e parë në tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë për një konsolidim dhe nuk do të befasohesha nëse rritja do të jetë midis 4 dhe 4,5 për qind, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Treguesit që paraqiten në gjysmën e parë të mandatit të Qeverisë tregojnë se kemi arritur në gjendjen “0”, kemi 1,25 miliardë euro investime të huaja për vitin e kaluar, nga të cilat 400 milionë euro për tremujorin e katërt me çka përsëri jemi vendi më i mirë në rajon për kokë banori dhe në tre vendet e para në Evropë, ndërsa rritja e BPV-së për vitin 2024 është 2,8 për qind, ndonëse dikush parashihte se nuk do të jetë as 1 për qind, ka thënë Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë.

Strategjia jonë pas ardhjes në pushtet, shtoi ai, u nda në tre hapa, i pari ishte parandalimi i rënies së lirë, sepse sistemi dhe institucionet ishin në zhbërje, llogaria e qeverisë ishte minus 200 milionë euro, gjë që ia dolëm.

“Faza e dytë është që nga ajo pikë të arrijmë ngadalë në gjendjen “0” dhe praktikisht jemi në fund të këtij hapi të dytë. Treguesit që përmend Enti Shtetëror i Statistikës e thonë pikërisht këtë se më në fund kemi arritur në gjendjen “0”, megjithëse disa parashikuan se konsolidimi do të zgjasë ndoshta një apo 1,5 vjet”, tha Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...