NPK “Sharri”: Kapaciteti i stacionit të filtrues në Lisec pas rikonstruktimit është rritur nga 80 litra në 200 litra në sekondë

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 23 qershor –  Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” informon qytetarët se ka përfunduar me sukses projektin për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Tetovës gjatë periudhës së dimrit.
Ky projekt, që është realizuar gjatë një periudhe prej një viti, ka përfshirë punime të thella teknike dhe përmirësime të standardizuara, konkretisht:
1. Ndërrimin e të gjitha rjetave teknike,
2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,
3. Futjen në funksion të të gjithë njësive të filtrimit,
4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.
Falë këtyre intervenimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra ujë në sekondë në 200 litra në sekondë, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës në periudhat më të ndjeshme të vitit.
Vlera e këtij investimi arrin në 1.5 milion denarë, dhe është realizuar në tërësi nga buxheti vetanak i Ndërmarrjes “Sharri”.
Përkushtimi ynë ndaj shërbimeve cilësore për qytetarët do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të reja dhe investime konkrete.
Punojmë me përkushtim sot për garanci të nesërmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi...