NET PRESS: KAM, TINEKS, VERO dhe REPTIL janë marketet të cilat në mes vete i kanë dakorduar çmimet dhe janë kapur nga organet e shtetit

Data:

Shpërndaje:

Katër kompanitë, të cilat janë kapur në vepër nga shteti, nuk e kanë respektuar Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, i cili ndalon krijimin e karteleve ose marrëveshjeve mes dy ose më shumë kompanive, pohojnë autoritetet për mbrojtjen e konkurrencës. KAM, TINEX, VERO dhe REPTIL janë rrjete të marketeve, të cilat kanë dakorduar çmimet dhe janë kapur nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, zbulon NET PRES nga burimet e saj të besueshme. KAM, TINEX, VERO dhe REPTIL u zbuluan gjatë një inspektimi të papritur nga organet shtetërore kompetente. “Inspektimi u krye për shkak të dyshimeve se disa zinxhirë të marketeve që merren me tregti me pakicë të produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore kanë shkelur nenin 7 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili ndalon kartelët, pra ndalon marrëveshjet dhe sjelljen e harmonizuar të dy ose më shumë ndërmarrjeve me qëllim të shkeljes së konkurrencës”, njoftoi Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Në faqen e këtij institucioni shtetëror në rrjetin social Facebook thuhet: “Gjatë kontrollit në ambientet zyrtare të subjekteve juridike, është kryer inspektim i dokumentacionit zyrtar dhe gjithashtu është bërë një vëzhgim i mjeteve të komunikimit elektronik, ku janë gjetur prova se ata kanë marrë një vendim të paligjshëm, të cilin e kanë bërë publik edhe përmes mjeteve të informimit publik.” Siç theksohet, subjektet e kontrolluara, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, kanë marrë një vendim të ndaluar, pra janë marrë vesh që të veprojnë në mënyrë të harmonizuar dhe të mos blejnë mallra nga furnizuesit që do të dorëzojnë lista të reja çmimesh për produktet e tyre, për shkak të së cilës është iniciuar një procedurë për kundërvajtje. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës informon më tej se po kryen kontrolle intensive ndaj disa subjekteve juridike që kanë pjesën e tyre në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore dhe do të marrë masa dhe sanksione më të rrepta ndaj çdo shkeljeje të konkurrencës në treg, duke mos lejuar asnjë shmangie të ligjeve në dëm të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks për energjinë elektrike + dhuratë kondicioner inverter

Në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për...

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...