Në qershor më së shumti turistë të huaj nga Turqia

Data:

Shpërndaje:

Në 6 muajt e parë të vitit 2025, Maqedoninë e Veriut më së shumti e vizituan turistë turq.

Sipas informacionit që Anadolu ka përpiluar nga uebfaqja e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, një total prej 395.555 turistësh të huaj vizituan vendin në gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

31.502 turistë të huaj erdhën në vend në janar, 30.037 në shkurt, 55.270 në mars, 76.238 në prill, 101.462 në maj dhe 101.046 në qershor.

Ndërkohë që pati rritje prej 13.5 për qind në numrin e përgjithshëm të turistëve në periudhën janar-qershor 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pati rënie prej 2.5 për qind të turistëve vendas dhe rritje prej 19.7 për qind të turistëve të huaj në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave, në periudhën në fjalë vendin më së shumti e vizituan turistë turq. Në gjashtë muajt e parë të vitit, 108.203 turistë turq vizituan vendin.

Nga këto, 8.510 vizituan Maqedoninë e Veriut në janar, 6.485 në shkurt, 9.380 në mars, 21.124 në prill, 28.338 në maj dhe 34.366 në qershor.

Në të njëjtën periudhë, pas turistëve turq vendin më së shumti e vizituan turistët gjermanë me 49.660 dhe turistët serbë me 28.964.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...