Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Data:

Shpërndaje:

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 6 miliardë e 363 milionë e 610 mijë denarë, që është 31.0% më shumë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Numri më i madh i lejeve, 70, është lëshuar në Rajonin e Pollogut.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 200 (67.6%) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 26 (8.8%) për objekte të ndërtimit të ulët, ndërsa 70 (23.6%) për objekte për rikonstruksion.

Nga gjithsej 296 objektet, në 218 (73.6%) raste si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 78 (26.4%) raste investitorë janë subjekte afariste.

Gjatë periudhës raportuese është parashikuar ndërtimi i 754 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 64.266 metrash katrorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...