NË PRILL 357 LEJE PËR NDËRTIM PREJ TË CILAVE 177 PËR NDËRTIME TË LARTA, JANË PARAPARË 729 BANESA

Data:

Shpërndaje:

Në prill të këtij viti janë lëshuar 357 leje ndërtimi, që është për 38,9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 729 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 60 833 metra katrorë. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor.

Më shumë leje janë dhënë për Rajonin e Shkupit, 89, pas çka vijojnë ai Jugperëndimor me 74, i Pollogut me 62, Lindor me 40, Juglindor 31, i Vardarit 26, i Pellagonisë 23, ndërsa më pak, 12, në Rajonin Verilindor.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  6 316 119 mijë denarë, që është për 10,7 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim  177 ( 49.6%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 61( 17.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 119 ( 33.3%) për objektet për rikonstruim.

Tek 154 ( 43.1%) të objekteve si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 203 ( 56.9%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i  729 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej   60 833 m2. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...