Ministri Nikolloski thotë se Maqedonia e furnizon me kerozinë Aeroportin e Prishtinës

Data:

Shpërndaje:

Ne jemi i vetmi shtet që, në kohën e krizës globale në aviacion, po hap destinacione të reja ajrore. Në javët e ardhshme do të hapen pesë linja të reja, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

 

 

“Austrian Airlines do të nisë fluturimet e rregullta nga Vjena në Ohër, gjë që do të jetë shumë e rëndësishme për fluturimet lidhëse përmes Vjenës. Ndërsa Wizz Air do të fillojë fluturimet nga Polonia, përkatësisht nga Wrocław dhe Kraków drejt Ohrit, çka do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe do të sjellë turistë polakë. Nga Shkupi do të kemi dy destinacione të shkëlqyera verore, të cilat do të vazhdojnë edhe pas sezonit veror. Njëri është Palermo në Sicili, ndërsa tjetri është Alghero në Sardenjë. Kështu, ne jemi i vetmi shtet që po hap linja të reja ajrore”, deklaroi Nikolloski.

Ai shtoi se vendi aktualisht furnizon plotësisht me kerozin Aeroportin e Prishtinës dhe pjesërisht aeroportin e Nishit, duke theksuar se falë organizimit të mirë në Shkup, funksionimi i këtyre dy aeroporteve mbështetet gjithashtu nga infrastruktura dhe kapacitetet vendase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...