Murtezani takon ambasadorin e sapoemëruar suedez, Sulstrom

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 10 tetor – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Sulstrom, në të cilin u shqyrtuan çështje me rëndësi strategjike për integrimin evropian të vendit, zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimor.

Ministri Murtezani, si Koordinator Nacional për Zbatimin e Agjendës së Reformave, informoi rreth aktiviteteve të vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr në drejtim të avancimit e sundimit të së drejtës, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe rritjen e kapaciteteve administrative për zbatimin e politikave evropiane. Ai theksoi se Qeveria në mënyrë aktive po i harmonizon prioritetet e saja reformuese me qëllimet e Planit të Rritjes, me fokus të veçantë në ndryshimet strukturore që mundësojnë integrim më të shpejtë në tregun e vetëm evropian.

Ministri theksoi rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Suedisë si një nga mbështetësit më të qëndrueshëm të perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar në veçanti bashkëpunimin zhvillimor në kuadër të Strategjisë Suedeze për bashkëpunim për reforma me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2021-2027), e cila, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), kontribuon për progresin në fushat e demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ai tha se SIDA mbetet shembull i angazhimit afatgjatë dhe koherent të donatorëve, përmes të cilit po realizohen projekte të shumta institucionale dhe shoqërore në përputhje me prioritetet nacionale.

Nga ana suedeze, ambasadori Sulstrom konfirmoi gatishmërinë e Suedisë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues dhe të mbështetje të proceseve reformuese të Maqedonisë së Veriut në kontekst të integrimit të saj evropian. Ministri dhe Ambasadori riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit më intensiv teknik dhe ekspert përmes Tuining dhe “TAIEX” programeve(IPA tuining dhe TAIEX), të cilat janë instrumente kyçe për transferimin e njohurive dhe përvojës evropiane në procesin e harmonizimit me acquis communautaire. Murtezani dhe Sulstrom vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë karakterizohen me stabilitet, respekt të ndërsjellë dhe përforcim të vazhdueshëm, që paraqet bazë reale për avancimin e tyre të mëtejshëm në frymën e bashkëpunimit evropian dhe vlerave të përbashkëta.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...