Mollët e Korçës me pakicë dhe më të shtrenjta këtë vit, moti i keq uli prodhimin

Data:

Shpërndaje:

Kushtet atmosferike kanë dëmtuar prodhimin e mollës në Dvoran të Korçës, duke sjellë një sasi më të vogël në treg. Si pasojë, çmimi i këtij fruti pritet të jetë më i lartë se zakonisht.

Ky vit ka qenë i vështirë për kultivuesit e mollës në zonën e Korçës, për shkak të motit të pafavorshëm që ndikoi drejtpërdrejt në rendimentin e prodhimit. Për Euronews Albania, këtë shqetësim e ngre Jorgo Braholli, fermer në fshatin Dvoran.

“Direkt nga parcela është rreth 800 lekë të vjetra për kilogram. Është një çmim rekord për shitjen me shumicë nga fermerët. Në pranverë bujqësia u godit nga temperaturat e ulëta dhe shumë varietete nuk kanë prodhim këtë vit”, – thotë Braholli.

Sipas tij, kjo situatë do të ndikojë edhe në buxhetin e konsumatorëve.

“Kemi një problem: tregu do t’i marrë me çmim të lartë dhe kjo do të prekë xhepin e qytetarëve.”

Arben Likollari, një tjetër fermer në Dvoran, i njohur për kultivimin e mollës, konfirmon se prodhimi është i pakët këtë vit. Megjithatë, ai thekson se cilësia e frutit është më e mirë se një vit më parë.

“Ka qenë një vit i vështirë për shkak të kushteve klimaterike dhe ngricave në pranverë. Megjithatë, kemi arritur të nxjerrim një prodhim cilësor. Tregtarët e pakicës marrin cilësinë super”, – shprehet Likollari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...