Minus 7 milionë euro në buxhetin e shtetit/ Zbulohen parregullësi në Agjensinë e Menaxhimit të Pasurisë së Konfiskuar

Data:

Shpërndaje:

Revizorët kanë zbuluar një sërë parregullsish në punën e Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar. Nga Enti Shtetëror për Revizion thonë se nuk është kryer kontroll i brendshëm me çka është dëmtuar buxheti i shteti për 7 milionë euro.

Sipas të dhënave nga viti 2011 deri në vitin 2024, vetëm 26,83 miliardë euro janë raportuar nga të hyrat totale nga shitja e objekteve dhe pasurive të patundshme dhe janë paguar vetëm 19,59 miliardë euro, më shumë se shtatë milionë euro nuk janë paguar në thesarin e shtetit.

“Analiza e të ardhurave të realizuara nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe mjeteve të paguara në Buxhetin e shtetit, të realizuara nga Agjencia në periudhën nga viti 2011 deri më 30 shtator 2024, tregon se nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara në vlerë prej 1,650 miliardë denarë, në Buxhetin e shtetit janë paguar 1,205 miliardë denarë, pra janë paguar 445 milionë denarë më pak”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Për sa i përket menaxhimit të pasurisë së konfiskuar, revizorët kanë zbuluar se Agjencia nuk vepron në përputhje me parimet e ligjshmërisë, ekonomisë, efikasitetit, transparencës, trajtimit me vëmendjen e një ekonomisti të mirë, përgjegjësisë, ekspertizës, profesionalizmit dhe shpejtësisë..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...