“Zyrtarisht është përmbyllur pagesa e eurobondit të emetuar në vitin 2020 në vlerë totale prej 700 milionë eurosh. Me këtë e kemi përmbushur plotësisht obligimin ndaj investitorëve. Paratë nga ana jonë janë paguar javën e kaluar, ndërsa sot kanë mbërritur në llogaritë e investitorëve. Një pjesë e obligimit është shlyer para afatit me qëllim uljen e kostove të interesit ndërkohë që Qeveria do të vazhdojë me politikë të kujdesshme fiskale dhe menaxhim të përgjegjshëm të borxhit publik”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave./Alsat.mk.


