Ministri Durmishi mbajti fjalim në sesionin e 113-të të ONP: Arsimimi digjital, zhvillimi i shkathtësive dhe ruajtja e të drejtave të punëtorëve janë prioritet kombëtar

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti fjalim në sesionin e 113-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP).

Në fjalimin e tij, ministri Durmishi e theksoi rëndësinë e temës për punë të denjë në kuadër të ekonomisë së platformave, duke theksuar se kjo çështje po bëhet gjithnjë e më e aktuale duke marrë parasysh transformimin e shpejtë digjital të tregut të punës.

“Në Maqedoninë e Veriut, jemi dëshmitarë të rritjes së hershme, por të shpejtë të ekonomisë së platformave. Për shumë nga qytetarët tanë – veçanërisht të rinjtë – platformat digjitale ofrojnë hyrje në tregun e punës, shpesh duke siguruar të ardhura aty ku vendet tradicionale të punës mund të jenë të rralla. Studentët, frilenserët, shoferët e shpërndarjes, krijuesit e përmbajtjes – të gjithë po bëhen pjesë e kësaj fuqie të re punëtore digjitale”, porositi ministri, duke shtuar se në Maqedoninë e Veriut ekonomia e platformave tashmë ofron mundësi për përfshirjen e të rinjve dhe grupeve të rrezikuara në tregun e punës.

Megjithatë, siç bëri të ditur ministri, punëtorët në platformat digjitale shpesh mbeten pa marrëveshje formale, sigurim shëndetësor, kontribute pensionale dhe të drejta themelore të punës. Prandaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara për të krijuar zgjidhje juridike dhe politike që do të mundësojnë mbrojtje sociale dhe ekonomike, pa rrezikuar me këtë rast inovacionin.

“Ne do ta rishikojmë legjislacionin tonë të punës me qëllim të qartë: të zgjerojmë të drejtat dhe mbrojtjen e punëtorëve që momentalisht janë jashtë kornizave tradicionale. Në të njëjtën kohë, jemi duke hulumtuar modele për taksimin e drejtë dhe kontributet sociale, në mënyrë që punëtorët e platformave të kenë qasje në të rrjetet e njëjtasigurisi çdo punëtor tjetër. Arsimimi digjital dhe zhvillimi i shkthtësive, gjithashtu, janë bërë prioritet kombëtar, veçanërisht për grupet e rrezikuara që rrezikojnë të jenë të shmangura në këtë tranzicion”, tha Durmishi.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është ruajtja e të drejtave themelore të të gjithë punëtorëve – duke përfshirë të drejtën për kushte korrekte të punës, të drejtën për organizim dhe të drejtën për negociata kolektive, pa marrë parasysh nëse puna ushtrohet në rrugë, në zyrë apo përmes internetit.

“Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht përpjekjet e ONP-s për të siguruar udhëzime dhe standarde ndërkombëtare për këto çështje urgjente. Besojmë se puna e denjë duhet të jetë themeli i çdo të ardhmeje të punës pa marrë parasysh nëse është fizike apo digjitale. Prandaj, le të punojmë së bashku për të siguruar se asnjë punëtor nuk është i padukshëm, asnjë punë nuk është pa dinjitet dhe asnjë e ardhme të mos ndërtohet pa drejtësi”, konstatoi Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Pas 12 vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Turqia rikthejnë në nivel të lartë dialogun për transportin rrugor!

Në Ministrinë e Transportit u mbajt mbledhja e Komitetit të Përbashkët për Transportin Rrugor ndërmjet Republikës së Maqedonisë...

Gashi në takim me Rokas: BE nuk është vetëm bllok politik dhe ekonomik, është angazhim ndaj vlerave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në...

Mickoski: Shkup–Bllacë nis këtë muaj, Kërçovë–Ohër drejt përfundimit

ryeministri Hristijan Mickoski pret që punimet në terren për autostradën Shkup–Bllacë të nisin deri në fund të këtij...

Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni arrin në 4.8 për qind

Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në maj 2026, krahasuar me prillin 2026, ishte 0.6%. Në...