Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi

Data:

Shpërndaje:

Krahas reformave, për t’i përfituar këto qindra miliona euro, që vijnë si ndihmë pa kthim por edhe si kredi të favorshme, sipas BE-së, Kosova duhet të bëj lëvizje tjera.

“Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me përparim të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre për të qenë të pranueshme për të marrë financim në kuadër të Planeve të Rritjes. Zbatimi i Agjendës së Reformave duhet, pra, të kontribuojë në mekanizmat ekzistues për lehtësimin e Dialogut”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Nga Zyra e Zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi thanë se nuk duan ta komentojnë këtë qëndrim.

Ndërkohë njohësit e organizimit e funksionimit të BE-së dhe procesit të dialogut, thonë se Kosova dhe Serbia do të kenë edhe një mundësi për zbatim të Marrëveshjes Bazë, para se të marrin përgjigjen për këto fonde.

“Jo vetëm PO-ja, ata duhet që të shohin gjëra konkrete, pra tek Kosova p.sh. dërgimi i draft-statutit në Gjykatë Kushtetuese, mandej gjithçka do të rrjedhë në mënyrën e vetë normale, Serbia duhet t’i bëjë disa detyrat e veta që i ka marr karshi asaj marrëveshjeje, pra njohja e shumë gjërave”, ka thënë për Tv Dukagjinin politologu Dritëro Arifi.

Plani ishte që 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor të shpërndahen dy herë në vit brenda 2024 dhe 2027.

Kjo vonesë sipas Arifit, ndër të tjerë e dëshmon se vendet e Rajonit janë të papjekura për fonde të vlerë kaq të madhe, sepse mashtrimin dhe mos-respektimin e marrëveshjeve dhe reformave mundohen ta shesin tek blloku evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritet çmimi naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave...

Dimitrieska-Koçoska: Financat publike stabile! Të hyrat buxhetore u rritën me 8.6 për qind

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se financat publike janë stabile dhe se të hyrat buxhetore po realizohen...

Mickoski: Premtuam rritje të pensioneve për 5,000 denarë, i rritëm për 7,000 denarë! Tejkaluam premtimin

Rritja e pensioneve mbetet një nga masat kryesore sociale të Qeverisë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski pohon se ajo...

VMRO-DPMNE: Janë siguruar 31,7 milionë euro nga Plani i Rritjes

VMRO-DPMNE tregoi se reformat vijnë me shumë përkushtim, punë dhe përgjegjësi, dhe sjellin rezultate konkrete. Një nga prioritetet...