Mickoski: Shkup–Bllacë nis këtë muaj, Kërçovë–Ohër drejt përfundimit

Data:

Shpërndaje:

ryeministri Hristijan Mickoski pret që punimet në terren për autostradën Shkup–Bllacë të nisin deri në fund të këtij muaji. Sipas tij, procedura e përzgjedhjes së operatorit tashmë ka përfunduar, pasi janë shqyrtuar dhe mbyllur të gjitha ankesat dhe kundërshtimet në të dyja shkallët.

“Për autostradën Bllacë–Shkup, dje mora informacion se procedura e përzgjedhjes më në fund ka përfunduar. Janë përmbyllur të gjitha përgjigjet ndaj ankesave dhe kundërshtimeve, si në shkallën e parë ashtu edhe në të dytën. Procedura është kompletuar tërësisht dhe pres që aktivitetet në terren të fillojnë më së voni deri në fund të këtij muaji”, tha Mickoski.

Ndërsa për autostradën Kërçovë–Ohër, Mickoski deklaroi se një pjesë e saj deri në Vrbjan, së bashku me të gjithë tunelet, duhet të përfundojë dhe të vihet në përdorim deri më 8 shtator, në Ditën e Pavarësisë.

“Unë po lë edhe një muaj rezervë, le të jetë edhe tetori, por afërsisht bëhet fjalë për periudhën shtator–tetor. Ndërsa e gjithë korsia, pra e gjithë trasa nga hyrja e Kërçovës, aty ku përfundon qyteti, respektivisht rruga që të çon drejt Ohrit, pres të lëshohet në përdorim në janar, po them në tremujorin e parë të vitit 2027”, deklaroi Mickoski.

Përndryshe, gjatësia totale e autostradës Shkup–Bllacë është 12,5 km. Segmenti i parë prej dy kilometrash është përfunduar, por nuk të çon askund, ndonëse ka kushtuar 57 milionë euro. Ndërsa autostrada Kërçovë–Ohër prej 57 km, me të gjitha marrëveshjet aneks, ka kushtuar deri më tani mbi 600 milionë euro. Ndërtimi filloi më 22 shkurt 2014.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...