Mickoski: Pres që gjatë ditës të ketë ulje të derivateve të naftës për 2,5 denarë për litër

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe mënyrën se si do të realizohet e njëjta, deklaroi se pret që gjatë ditës të ketë ulje të derivateve të naftës për 2,5 denarë për litër.

“Gjatë ditëve të fundit kemi punuar së bashku me Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale me furnizuesin më të madh, do të thosha, që është OKTA. Lajmi i mirë për qytetarët është se OKTA, nga sot, për kompanitë që bashkëpunojnë me të, do të japë një zbritje prej rreth 45 deri në 50 dollarë për ton. Kjo do të thotë ulje prej rreth 2,5 denarë për litër. Më pas bisedova edhe me një pjesë të madhe të pronarëve të pompave të derivateve të naftës, të cilët thanë se këtë ulje do ta përcjellin te konsumatorët e fundit. Duke qenë se Rregullatori përcakton çmimin maksimal, pres që pasi kjo të bëhet publike, tashmë gjatë ditës, nafta dhe derivatet e saj të ulen për rreth 2,5 denarë për litër.

Çfarë do të thotë kjo në mjete, do të thotë që, për shembull, një litër naftë tek ne do të kushtojë rreth 1 euro e 35 centë. Në vendet fqinje, për shembull në Serbi, çmimi tashmë është mbi 1 euro e 80 centë, në Shqipëri është rreth 1 euro e 80 centë, në Kosovë është mbi 1 euro e 50, 1 euro e 60 centë. Në Evropë çmimi është tashmë mbi 2 euro, ndërsa në disa vende të Bashkimit Evropian dizeli arrin rreth 2,2 euro. Kështu që, atë që e kemi thënë edhe e bëjmë. Që qytetarët e Maqedonisë të kenë naftën dhe derivatet e naftës më të lira edhe pse jemi vetëm disa qindra kilometra larg zonave me luftëra të ashpra. Por me organizim të mirë dhe me dialog konstruktiv po arrijmë t’i tejkalojmë këto sfida”, tha Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...