Mickoski: Nuk kam frikë nga hetimi për kredinë hungareze

Data:

Shpërndaje:

I pyetur në lidhje me hetimin e Hungarisë për dyshimet për abuzim me detyrën dhe keqmenaxhim në “Eximbank”, në pronësi të shtetit, ku përmendet edhe kredia prej një miliard eurosh për Maqedoninë, Mickoski tha se kjo është një çështje e brendshme e Hungarisë dhe shpreson që institucionet atje të dalin me një deklaratë në lidhje me kredinë.

“Absolutisht nuk kam frikë sepse e gjithë kjo është pjesë e partneritetit tonë strategjik dhe është konfirmuar nga të dy parlamentet dhe qeveritë. Fondet janë shpenzuar në mënyrë transparente. Mirënjohja ime për Hungarinë si partneri ynë strategjik, sepse në një kohë kur po përpiqeshim ta nxirrnim vendin nga falimentimi për shkak të borxheve të qeverisë bandite të LSDM-së dhe BDI-së, ata ishin të parët që na erdhën në ndihmë”, tha Mickoski nga promovimi i automjeteve komunale.

Hetimi, është njoftuar të martën, më 1 shtator, raportoi “Reuters”, dhe përqendrohet në katër raste të referuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Hungarisë, pasi një audit i brendshëm atje zbuloi parregullsi që datojnë që nga administrata e mëparshme.

Hetuesit sekuestruan mijëra faqe dokumentesh të ministrisë së brendshme më 31 gusht për të mbështetur hetimin. Këto materiale, të mbledhura gjatë shqyrtimit të vetë ministrisë, pritet të ofrojnë prova shtesë në lidhje me krimet e raportuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...