Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve të naftës, Qeveria do të ndërhyjë

Data:

Shpërndaje:

Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse pritet të rriten çmimet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, edhe pse siç u shpreh KRRE është trup i pavarur dhe nuk ai nuk i komenton vendimet e tij.

Nëse ka një rritje të menjëhershme dramatike ne si Qeveri të martën në seancë të Qeverisë do të intervenojmë, kemi disa opcione në dispozicion, nëse do të ulim akcizat, apo tatimin e vlerës së shtuar. Kështu që ne si Qeveri, apsolutisht do të jemi në anën e asaj që është interesi jonë dhe ai është standardi i qytetarëve”.Hristijan Mickoski, kryeministër

Kryeministri njoftoi se kanë pasur takim me distributorët e naftës dhe derivateve të naftës dhe se konkluzioni i përbashkët i atij takimi, është që apsolutisht ka naftë të mjaftueshme në shtet dhe porositi qytetarët që të jenë të qetë.

I pyetur për informacione se në disa pompa të bënzinës ka qenë e ndaluar të mbushja e veturës pas orës 22:00, me qëllim që naftën që e kanë blerë me çmim më të lirë, ta ruajnë për ta shitur më shtrenjtë, kryeministri paralajëmroi sanksionimin e tyre.

Kishte informacione të tilla. Inspektorati Shtetërori Tregut është në terren. Kemi informacione nga terreni se çfarë po ndodh, kështu që çdo sjellje devijante do të sanksionohet sipas ligjit dhe rregullores”.Hristijan Mickoski, kryeministër

Çmimet e reja të derivateve të naftës, Komisioni Rregullator i Energjetikës, pritet t’i publikoj të hënën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...