Mickoski: “Korridoret 8” dhe “10”, prioriteti ynë më i madh

Data:

Shpërndaje:

-Lidhja është një pozicionim strategjik dhe synim i Qeverisë. Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për Maqedoninë si shtet nga shumë aspekte dhe për këtë arsye ky është prioriteti ynë më i madh, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçani.

 

“Ndërtimi i autostradës, modernizimi i hekurudhës, hekurudha e shpejtë në Korridorin 10, lidhja energjetike përmes linjave të tensionit të lartë, si dhe gazi – po ndërtohet intensivisht gazsjellësi me Greqinë. Këtë javë po fillojmë me shpalljen e tenderit për gazsjellësin me Serbinë, tashmë janë marrë të gjitha mendimet për këtë tubacion, ndërsa në funksion është edhe naftësjellësi nga porti i Selanikut deri në Shkup. Kur kjo të përfundojë, atëherë mund të themi se jemi një qendër rajonale”, tha Mickoski.

Ai njoftoi se Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë këto projekte dhe pret që shumë shpejt të mund të hapet pjesa e mbetur e autostradës Kërçovë-Ohër, si dhe gazsjellësi me Greqinë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Në autostradën Gostivar-Bukojçani, e cila është pjesë e paketës së rrugëve që po ndërtohen nga “Bechtel dhe Enka”, po punohet në 11 kilometra nga gjithsej 31.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...