MF-ja pagoi fletobligacionin e parë të qytetarëve dhe interesin prej pesë për vitin e dytë, mjetet u depozituan në llogaritë e 1448 qytetarëve që regjistruan fletobligacione

Data:

Shpërndaje:

 Ministria e Financave pagoi principalin dhe interesin për vitin e dytë të fletobligacionit të parë të emetuar të qytetarëve. Në llogaritë e 1.448 qytetarëve, që në ankandin e shpallur në vitin 2023 regjistruan fletobligacione, u paguan 1.4 miliardë denarë (23.5 milionë euro), vlerë kjo që u regjistrua si fletobligacion i qytetarëve dhe interes për vitin e dytë në vlerë prej 72,4 milionë denarëve (1,2 milionë euro).

Fletobligacioni i parë i qytetarëve u emetua më 13 korrik të vitit 2023, me afat shlyerjeje prej dy vjetësh dhe me normë interesi prej pesë për qind. Interesi i poseduesve të fletobligacioneve u pagua në nivel vjetor, përkatësisht në muajin korrik të vitit 2024, kur u pagua shuma  prej 72,4 milionë denarësh (1,2 milionë euro) dhe në muajin korrik të vitit 2025, po ashtu në vlerë prej 72,4 milionë denarësh (1,2 milionë euro).

Fletobligacioni i qytetarëve u vendos në treg si produkt i ri inovativ i destinuar për qytetarët dhe për promovimin e tregut të letrave shtetërore me vlerë. Ministria e Financave, në periudhën e ardhshme parasheh që të prezantojë instrumente të reja financiare, duke përfshirë  edhe ofertën e instrumenteve të destinuara për qytetarët, me qëllim të rritjes së cilësisë së instrumenteve të ofruara, si dhe rritjes së bazës së investitorëve.

Ministria e Financave realizoi dy emetime fletobligacionesh të qytetarëve në  vlerë të përgjithshme prej 41,1 milionë eurosh. Fletobligacioni i dytë i qytetarëve u emetua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17,6 milionë eurosh, i cili maturon në muajin nëntor të vitit 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...