Mexhiti: Marrëveshje e re me UNDP-në, 6,74 milionë dollarë për tokën tonë

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet mexhiti njoftoi se është nënshkruar marrëveshje e re me UNDP-në, që do të sigurojë 6.74 milionë dollarë për mjedisin. Mexhiti thotë se UNDP vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe strategjik

6.74 milionë dollarë për tokën tonë, për natyrën, për të ardhmen tonë! Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja kanë vendosur një marrëveshje të re bashkëpunimi. Ky partneritet i ri synon rezultate konkrete: të ndalim shpyllëzimin, të rikuperojmë tokat e dëmtuara, të mbrojmë biodiversitetin dhe të rrisim rezistencën ndaj pasojave të klimës. Të gjitha këto do të mbështeten financiarisht përmes fazës së 8-të të projekteve të GEF, me një buxhet total prej 6.74 milionë dollarësh amerikanë: 1 milion $ për ndryshimet klimatike, 3 milion $ për biodiversitetin dhe 2.74 milion $ për degradimin e tokës”, ka shkruar Mexhiti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...