MEXHITI: GAZIFIKIMI DO TË ZBUSË NDOTJEN ME 50 DERI 70 PËR QIND

Data:

Shpërndaje:

Zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile: Qendra për ndryshime klimatike, Mili-eu-kontakt Maqedoni, Eko-ndërgjegjësimi, Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe Shoqata e juristëve të rinj, që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Në takim, ministri Mexhiti i njoftoi shoqatat me planet dhe prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Qeverisë për periudhën në vijim, si dhe me mënyrat dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit.

Mexhiti u tha organizatave joqeveritare të eko-shoqërisë se është i hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe çdo ide e mirë që vjen prej tyre është e mirëseardhur.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Mexhiti tha se shkaqet e ndotjes tashmë dihen dhe se po punohet për zgjidhjen e tyre.

“Po punojmë për ndërtimin e qendrave rajonale të depozitimit të mbetjeve, po diskutojmë me një kompani turke gazifikimin gradual të të gjithë vendit, i cili do të kontribuonte në uljen e ndotjes nga 50 deri në 70 për qind, një projekt me vlerë 1 miliard euro, po ndajmë 250 milionë euro për komunat, shumë prej të cilave janë projekte mjedisore, po punojmë për projektet e zëvendësimit të taksive me vetura elektriek dhe shumë projekte tjera’, 

 

Nga ana tjetër, përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile e shfrytëzuan këtë mundësi për të prezantuar punën e tyre dhe fushat e interesit.

Mendimi i përbashkët ndërmjet institucionit dhe organizatave joqeveritare ishte se ka një bashkëpunim të mirë që do të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...