Mexhiti: 6 miliardë euro! Një epokë e re investimesh po nis, nga Londra drejt Maqedonisë së Veriut!

Data:

Shpërndaje:

Në Londër sot do të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbrëtërisë së Bashkuar, marrëveshje kjo me vlerë prej 6 miliardë eurosh. Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, pas takimit në Londër me përfaqësues të Instrumentit për Mbështetje të Financimit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar – UKEF tha se marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar zgjidh probleme jetike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.  Ai gjithashtu shtoi se me te përfshihen projekte infrastrukturore dhe të shëndetësisë, arsimit dhe transportit, ndërsa kjo marrëveshje do të jetë në dobi edhe për mjedisin jetësor

“Sa i përket fushave të arsimit dhe shëndetësisë, parashihet ndërtimi i një spitali të ri në qytetin e Kërçovës, rikonstruksioni i spitalit të Tetovës, si dhe ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë në të njëjtën qytet. Po ashtu, në Shtip është planifikuar rikonstruksioni i spitalit dhe ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë,” deklaroi Mexhiti për TVM.

Ai shtoi se gjatë takimeve u diskutua edhe një ide e re nga Ministria e Mjedisit dhe Ambientit Jetësor për të shfrytëzuar këtë mundësi financiare, si dhe ekspertizën dhe përvojën britanike për të eliminuar mbetjet e rrezikshme që prej dekadash paraqesin kërcënim për ambientin dhe shëndetin publik në vend.

“Fokus i veçantë iu kushtua pastrimit të mbetjeve të rrezikshme si lindani në fabrikën e Ohisit, në Jugohrom, në Vaksincë e Llojan, të cilat përbëjnë rrezik potencial për gjithë vendin,” theksoi Mexhiti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...