Mendi Qyra: “Afaristët janë motori i zhvillimit të vendit”

Data:

Shpërndaje:

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë  në ngjarjen më të madhe ekonomike në vend, TOP 100™ 2025, kësaj here në rolin e të parit të Strugës, pas më shumë se një dekade angazhimi në OEMVP/СКСЗМ si anëtar bordi, nënkryetar dhe kryetar.

 

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Qyra ka theksuar se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka qenë një “shkollë e vërtetë lidershipi, bashkëpunimi dhe vizioni ekonomik” që ka ndikuar ndjeshëm në formimin e tij profesional. Ai është shprehur i kënaqur që në 20-vjetorin e TOP 100™, Oda vazhdon të rritet në tregues kyç si fitimi, punësimi dhe investimet kapitale.

“Kjo tregon qartë se zonjat dhe zotërinjtë që e përbëjnë këtë odë janë motori i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit,” ka deklaruar Qyra.

Kryetari ka dhënë edhe një porosi të drejtpërdrejtë për afaristët, duke i inkurajuar të mos e humbin këmbënguljen, vetë-disiplinën, ambicien dhe etjen për të mësuar—vlera që sipas tij i çojnë drejt suksesit.

Në fund, Qyra ka shprehur mirënjohje dhe ka uruar që suksesi i bizneseve të vazhdojë të jetë frymëzim për të gjithë shoqërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...