Mbi 68 mijë turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore – faxweb

Data:

Shpërndaje:

Gjatë sezonit turistik veror 36 qendra shëndetësore, nga veriu në jug, garantuan shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha sot se “68108 pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim nga 1 qershori deri më 31 gusht, në 36 qendrat shëndetësore verore të hapura 24/7, me ekipe mjekësore pranë pushuesve çdo ditë”.

Sipas saj, 30% e pushuesve që morën shërbim në këto qendra ishin turistë të huaj.

Ministrja Koçiu u shpreh se “falë përkushtimit të stafeve mjekësore, pushuesit kanë shijuar një sezon të qetë dhe të mbrojtur”.

Fluksin më i lartë i pushuesve që kanë marrë shërbim ka qenë në qendrat shëndetësore në Golem, Pogradec, Plazh Durrës, Mali i Robit, Gjiri i Lalëzit. Ndërsa diagnozat më të shpeshta kanë qenë gastroenterite, pickime dhe alergji, viroza të ndryshme dhe hipertension arterial.

Qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...