Marrëveshja e borxhit me BE shkon në Kuvend: 657 mln euro kredi dhe 256 milionë euro grante për reformat

Data:

Shpërndaje:

isa muaj pasi nga Tirana, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha se Shqipëria është gati të përfitojë nga ndihma financiare e BE-së për thellimin e reformave, Plani i Rritjes ka mbërritur në Kuvend.

Qeveria ka depozituar në Kuvend “marrëveshjen e huasë mes Bankës së Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian për lehtësinë e reformave dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” e cila parashikon ndihmë financiare 657 milionë euro në formë kredie dhe 256 milionë euro grante me fokusin në 5 objektiva kryesore: rritjen e konkurrueshmërisë, kualifikimin e kapitalit njerëzor, konsolidimin e qëndrueshmërisë energjetike, transformimin digjital si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Objektivi i i këtij programi është çlirimi i potencialit ekonomik të vendit, përmes stimulimit të transformimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të hyrë gradualisht dhe i përgatitur në tregun e vetëm të BE-së, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, me progres të vazhdueshëm në integrimin e përshpejtuar, konsolidimin e efikasitetin e reformave, dhe ecjes së qëndrueshme përpara në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks për energjinë elektrike + dhuratë kondicioner inverter

Në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për...

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...