Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Data:

Shpërndaje:

Nga një vend me traditë në bujqësi dhe blegtori, Maqedonia e Veriut sot është kthyer në një konsumator të varur nga importet. Mishi që serviret në tryezat e qytetarëve nuk është më vendas – vjen nga Brazili, Tailanda, e ndonjëherë nga kontinente që dikur dukeshin shumë larg për tregtinë ushqimore.

Rënia e ndjeshme e numrit të bagëtive ka bërë që vendi të mos përmbushë dot as nevojat bazë për mish të freskët. Profesorja e Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, Aleksandra Silloska Nikolloska, ngre alarmin:

“Kemi mbetur pa lëndë të parë për përpunimin e mishit. E importojmë viçin, pulën, madje edhe derrin. Dikur njiheshim për mishin e qengjit – sot mezi gjendet.”

Sipas saj, problemi nuk është vetëm te mungesa e kafshëve, por te mungesa e vizionit shtetëror.

“Fshatrat po zbrazen. Po ikin të rinjtë. Kush do të kujdeset për bagëtinë? Këtu duhet një strategji serioze nga shteti, përndryshe do hamë gjithnjë e më shumë nga jashtë.”

Të dhënat tregojnë se mbi 70% e nevojave për produkte ushqimore po mbulohen përmes importit. Edhe perimet si domatet e trangujt, vijnë nga Shqipëria, ndërsa qumështi dhe mielli nga Serbia. Greqia dhe Turqia plotësojnë pjesën tjetër.

Por jo gjithçka është errët. Ka shenja pozitive – profesorja Biljana Ristaqoska Shirgovska beson se pandemia i ka hapur sytë shumë të rinjve për potencialin që ka prodhimi vendor.

“Ka interes në rritje për bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit të shëndetshëm. Nëse kjo mbështetet siç duhet, importet do të bien dhe do të fillojmë të vetëfurnizohemi më shumë.”

Dikur eksportues, sot konsumator i varur – kjo është fotografia aktuale e sistemit ushqimor në Maqedoninë e Veriut. Nëse nuk ndryshon qasja, historia e mishit mund të jetë vetëm fillimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...