Lirohen karburantet dizel dhe mazuti

Data:

Shpërndaje:

Karburantet dizel nga sonte në mesnatë do të jenë më lirë për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRE). Me vendimin kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.29 për qind krahasuar me llogaritjen e mëparshme.

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 68,5, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 68 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 74,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 76,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRE-së për 0,916 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 41,345 denarë.

Nga KRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht për 2,592 për qind tek mazutin për 0,172 për qind, ndërsa tek dizeli ka një rënie prej 1,513 për qindm ndërsa tek Vaji ekstra i lehtë për 1,550 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 2,5506 për qind. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks për energjinë elektrike + dhuratë kondicioner inverter

Në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për...

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...