Kurtishi: Rritet rroga minimale në Postën e Maqedonisë së Veriut

Data:

Shpërndaje:

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për rritjen e pagës minimale për të gjithë të punësuarit në këtë institucion publik.

“Sot, gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatave në Postën e Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua marrëveshja për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë. Kjo përfaqëson një rritje prej 1.800 denarësh,” ka deklaruar drejtori Kurtishi.

Ai theksoi se kjo rritje është në përputhje me vendimin e mëparshëm të Qeverisë dhe se pagat do të vazhdojnë të rriten gradualisht edhe në muajt në vijim.

“Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Postës,” shtoi ai, duke vlerësuar angazhimin e sindikatave dhe bashkëpunimin konstruktiv në arritjen e këtij qëllimi.

Ky vendim vjen si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar një trajtim më të dinjitetshëm dhe të drejtë për punëtorët e sektorit postar në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...

Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi...