Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Data:

Shpërndaje:

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e sasisë së importuar dhe rritje e sasisë së prodhuar, sidomos për vitin 2022 dhe 2023, krahasuar me periudhat më parë. Megjithatë, numrat për vitin 2024 tregojnë se ka patur një rrije të importit të drithërave në peshë, por edhe në vlerë.

Në vitin që lamë pas, Shqipëria importoi rreth 10 miliardë lekë drithëra me një rritje të lehtë prej 0.2%, krahasuar me vitin 2023. Që nga viti 2005 kur nisin të dhënat e INSTAT, shohim se vitet e fundit importi i drithërave në vlerë ka rënë pas vitit 2021, ndërkohë viti me vlerën më të lartë është viti 2011-të, me 14.32 miliardë lekë.

Por, cilat janë vendet nga ku Shqipëria importoi drithëra dhe si kanë ndryshuar partnerët kryesorë?

ADVERTISING

Serbia qëndron në vend të parë me 32% të peshës, e ndjekur nga Rusia, Ukraina dhe Italia. Kina, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Pakistani, Spanja dhe Kanadaja plotësojë 10-të partnerët kryesorë. Vlen të përmendim se Serbia dhe Rusia zënë rreth 60% të peshës.

Ajo që vihet re nga të dhënat është se në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara kanë spostuar Bullgarinë nga “TOP 10” partnerët kryesorë.

Në vitin 2020 dhe 2021 partneri i parë në drejtim të importit të drithërave ishte Rusia, ndërkohë që në vitin 2022, 2023 dhe 2024, Serbia e spostoi atë në vend të dytë.

Nga ana tjetër, Shqipëria gjatë vitit 2023, periudha e fundit kur të dhënat janë publike ka prodhuar rreth 710 mijë tonë drithëra, ku përfshihet: gruri, misri, elbi, tagjia dhe thekra. Saktësist ¼ e prodhimit e mban mbi “shpatulla” një qark i vetëm dhe ai është qarku i Fierit. Ky qark ka prodhuar rreth 176 mijë ton drithëra gjatë vitit 2023, ose 25% të totalit të të gjithë vendit.

Në vend të dytë ndërkohë ndjek qarku i Elbasanit, me 13% të totalit, ose rreth 96 mijë ton prodhim. Korça ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 12% të totalit. Pra, këto 3 qarqe të vendit duket se zënë më shumë se gjysmën e prodhimit vendas të drithërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Qeveria hap mundësinë për blerjen e stazhit: Me 13 vite pune, mund të plotësoni edhe 2 vite për pension

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj stazh për të arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh,...

Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për...

Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit

  Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit Çdo megavat i ri...